Telenews

Presidenca tregon se cilët nga liderët politik e konfirmuan pjesëmarrjen në takimin e së enjtes

osmani-akuza-ndaj-qeverise-kurti:-demtoi-rende-raportet-me-shba-te-me-refuzimin-per-heqjen-e-tarifave

Të gjithë liderët e subjekteve politike në vend do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të enjten.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.” tha ai.

Takimi vjen në një kohë kur ende nuk është arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme, pasi është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar atë si një figurë përçarëse dhe kanë kërkuar nga VV të propozojë një emër tjetër.

Presidentja Osmani, më herët, kishte shprehur gatishmërinë për të zhvilluar takime me krerët politikë, nëse ata do ta konsideronin të nevojshme një qasje të tillë.

Të ngajshme

Nxënësit e Shkollës së Fondacionit Maarif organizojnë Panairin e Shkencës në Prishtinë

KushtrimGuraj

A do të gjendet rrugëdalje nga ngërçi të enjten, partitë ia konfirmojnë pjesëmarrjen në takim Presidentes

KushtrimGuraj

Miftaraj: Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut, Kuvendi po duket si sfilatë mode

KushtrimGuraj