Telenews

​Presidenti Begaj për herë të parë në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore

Me nderimet më të larta shtetërore, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë zyrtare e Begajt jashtë Shqipërisë prej kur e ka marrë postin e kreut të shtetit.

Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Begaj do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai gjithashtu do të bëjë nderime para memorialit për Persona të Zhdukur në Prishtinë.

Presidenti i Shqipërisë do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj.

Të ngajshme

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Yllka Gashi

Potera: Mësimi tërëditor ka qëllim të mirë, por shkollat në Kosovë nuk i kanë kushtet

Yllka Gashi

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi