Telenews

Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Me këtë rast, Policia tha se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për pasojë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, ndonëse nuk është bërë e ditur se cilat rrugë do të preken.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njoftoi Policia.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Rakoshi i pret mërgimtarët: Rinia e fshatit në aksion për pastrim

KushtrimGuraj

Osmani në Japoni: Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes

KushtrimGuraj