Telenews

Presidenti i Këshillit të BE-së: Rusia e ka vënë botën në rrezik

Presidenti i Këshillit Evropian ka nderuar “guximin dhe profesionalizmin” e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas një vizite të inspektorëve të saj në uzinën e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke shtuar se prania e tyre e vazhdueshme ishte “e nevojshme” për të garantuar sigurinë.

“Rusia e ka vënë botën në rrezik”, shkroi Charles Michel në Twitter. Centrali më i madh bërthamor i Evropës u pushtua nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt, shkruan Al Jazeera.

Stafi ukrainas, që vazhdon të operojë në këtë zonë, thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake, përcjell Klankosova.tv

Michel tha se ai foli me kreun e agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, pas vizitës së shumëpritur të enjten. Disa inspektorë nga misioni 14 anëtarësh kanë mbetur në vend.

Të ngajshme

Mbi 2600 faqe dokumente kurrikulare, Ahmeti: Nuk gjeta askund emrin e UÇK-së

Yllka Gashi

Vazhdon protesta kundër Hagës, “Liria ka Emër” thirrje: Shihemi n’21:00 n’shesh

Yllka Gashi

Policia bastisë një shtëpi në Prizren, dyshohet për tentim-vrasje!

Yllka Gashi