Telenews

PRESIDENTI I RI, RAMA: DO ZGJIDHNIM HASHIM THAÇIN ME KËNAQËSI POR NUK MUNDEMI

Partia Socialiste e Shqipërisë është mbledhur pasditen e sotme në Tiranë për të diskutuar ndër të tjera edhe për emrin e ri të presidentit. I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes, kryetari i PS, njëherit kryeministri Edi Rama, nëse Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president, Rama është shprehur se do ta votonte me kënaqësi Hashim Thaçin dhe do të ishte një president i shkëlqyer por nuk mundet.
“Do të kishim vënë Hashim Thaçin dhe do të ishte president i shkëlqyer si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më detyroni ta them këtu se çfarë procesi është”, deklaroi Rama.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill.
Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Vet Rama nuk ka pranuar të zbulojë tre emrat që ka propozuar ai.

Të ngajshme

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Peci tregon nëse Kurti ka interesim për koalicion me PDK-në

Donat Hashani