Telenews

Presidenti italian: Pa KFOR-in, Kosova do të shkatërrohej

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka konsideruar se ka rrezik jashtëzakonisht të madh të ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkanin Perëndimor.

Këto pretendime, Mattarella i bëri në një bisedë me misionin komandues të KFOR-it italian, gjatë ceremonisë së urimeve për kontingjentet italiane të angazhuara në operacionet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se i ka kushtuar vëmendje të madhe klimës lokale, e që sipas tij, kjo e bën të vështirë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Për 25 vjet, KFOR-i ka qenë i përkushtuar në këtë mision. I kam kushtuar vëmendje të madhe dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet qëllimisht, duke e bërë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Misioni juaj për ta mbajtur atë gjallë është kritik. Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Mattarella, raporton “Ansa”.

Mattarella tutje u shpreh se pa KFOR-in do të kishte pasur shpërthime të dhunshme, “të cilat do ta shkatërronin vendin gjatë këtyre viteve”.

Të ngajshme

“Shembull profesionalizmi dhe përgjegjësie” – Sindikata uron Policinë e Kosovës për 27-vjetorin –

KushtrimGuraj

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi