Telenews

Presidenti kroat me deklaratë të rëndë për Kosovën

Sërbisë ja kemi vjedhur Kosovën, tha presidenti kroat, Zoran Milanoviç, në një deklarim për mediat kroate duke provuar të thotë se ishte një padrejtësi.

Ai u përqesh nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, nga partitë politike në Kroaci dhe u kundërshtua nga deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj, por asnjë reagim nuk ka pasur nga ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Martin Berishaj.

I njohur për përfshirje në një aferë financiare të shpëlarjes së parave dhe duke u hetuar prej disa muajsh nga prokuroritë në Kosovë për vepra të ndryshme penale, Berishaj ka hezituar t’i përgjigjet presidentit kroat.

Herën e fundit kur ishte në Kosovë Berishaj mori pjesë në një organizim në Prishtinë dhe i zënë ngushtë nga gazetarët për të dhënë përgjigje për akuzat që po i bëhen, Berishaj tha se e gjithë situata rreth tij është e stisur vetëm që të dëmtohen marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Kosovë.

Për këtë dëmtim të dëshiruar, ambasadori tha se është zgjedhur ai si traget, duke theksuar se ai përbën një figurë kruciale në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj