Telenews

Presidenti serb paralajmëron dy marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot mori pjesë në Forumin vjetor “GLOBSEK 2022” në Bratislavë.
Siç raporton media serbe “Novosti”, Vuçiq tha se beson se nuk është larg të arrihet një marrëveshje me Kosovën, për personat e pagjetur dhe energjinë.
Ai shtoi se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe nuk dëshirojnë konflikte.
“Por kurrë nuk e di nëse do të jetë. Ai dialog është i rëndësishëm për ne, njerëzit duan të shohin përparim dhe përkushtim. Askush nuk dëshiron të ngrijë konfliktin. As ne dhe as njerëzit në Evropë – tha presidenti serb.
Vuçiq për luftën në Ukrainë tha se Serbia nuk është aleate e Rusisë, ajo dënoi politikisht, qartë atë që po ndodhë, por nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, raporton RTS.
Ai ka theksuar se duhet kuptuar situata politike, sepse Serbia gjithmonë ka pasur mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për çështjen e Kosovës dhe nuk dëshiron ta humbasë atë lloj mbështetje.

Të ngajshme

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta moderatorja e njohur kosovare

Valjeta Turkaj

Hëna e Përgjakur shndrit në të gjithë botën, publikohen fotot mahnitëse nga shtete të ndryshme

Valjeta Turkaj

Koreja e Jugut arrin marrëveshje me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë

Valjeta Turkaj