Telenews

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e tarifës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë tarifën zero


Gazetari Adriatik Kelmendi ka realizuar një intervistë në Antalia të Turqisë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë intervistë, Osmani ndër të tjera ka folur edhe për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.

Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Intervistën e plotë të presidents Osmani mund t’a ndiqni nesër në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngajshme

Haradinajn e Limajn i ndanë vetëm një “bankë” në mes

Valjeta Turkaj

A i ka votat për qeverinë? Kurti: Tash jemi duke shkuar në Kuvend

Valjeta Turkaj

Edhe një deputet boshnjak i revoltuar me Kurtin, shkak Duda Balje

Erzana Fazliu