Telenews

PRESIDENTJA OSMANI DHE KRYEPARLAMENTARI KONJUFCA BËNË HOMAZHE NË POKLEK DHE ÇIKATOVË TË VJETËR

Masakra e Poklekut është njëra ndër masakrat më mizore që kanë bërë kriminelet serbë e të cilët enden të lirë në Serbia. Aty u vranë 54 martirë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Kështu thanë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi bën homazhe në kompleksin memorial në Poklek, me rastin e 23 vjetorit të masakrës në këtë fshatë. Aty po ashtu u tha se 24 fëmijë së bashku me familjarët e tyre jo vetëm që u ekzekutuar por pastaj edhe u dogjën, disa herë radhazi nga forcat gjenocidale serbe duke.
Presidentja Osmani tha se në këtë ditë të trishtë po përkujtojnë një nga masakrat më të tmerrshme të republikës sonë.
Osmani: 24 fëmijë me familjarët e tyre u ekzekutuan dhe pastaj u dogjën nga forcat gjenocidale serbe
“Në këtë varrezë këtu që e shihni prehen 54 martirë, kryesisht gra dhe fëmijë. 24 fëmijë së bashku me familjarët e tyre jo vetëm që u ekzekutuar por pastaj edhe u dogjën, disa herë radhazi nga forcat gjenocidale serbe duke treguar kështu në mënyrë të qartë qëllimin e regjimit serb të atëhershëm për të shfarosur popullin shqiptar. Natyrisht që është detyrim i secilit prej nesh që të vërtetën e Poklekut ta themi kudo, jo vetëm këtu në Kosovë por në çdo vend të botës, në mënyrë që bota mbara ta kuptoj për vuajtjet e popullit shqiptar e mbi të gjitha ta shoh dëshminë e qartë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur popullin shqiptar nga Kosova. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, ndërkaq ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi “, tha ajo.
Drejtësi për viktimat e masakrës së Poklekut kërkoi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se kjo është një nga masakrat më barbare dhe më mizore që ka bërë Serbia në Kosovë.
Konjufca: Kriminelet enden të lirë në shtetin serb
“Asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tash për këta fëmijë, këto gra e këta burra që u masakruan prej forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Përgjegjësia është shumë e qartë, shteti i Serbisë ka ardhur këtu me forcat e veta dhe ka hyrë në shtëpitë e banorëve të Kosovës duke i masakruar ata por deri tash kriminelet enden të lirë në shtetin serb. Kjo masakër dhe të tjerat anekënd Kosovës na kujton edhe një herë që duhet të jemi në nivelin më të lartë dhe në përgjegjësinë më të lartë që të mos ndalemi kurrë që ta ngrisim zërin për gjithë gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë e po ashtu të kërkojmë që drejtësia më në fund të vihet në vend për popullin tonë që e ka përjetuar gjenocidin“, tha Konjufca.
Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Lista e plotë e masakrës në Poklekut të Vjetër më 17 prill 1999
1.Sinan Rexhep Muqolli (52), Poklek i Vjetër
2.Elheme Rifat Muqolli (50), Poklek i Vjetër
3.Emine Sinan Muqolli (22), Poklek i Vjetër
4.Elife Sinan Muqolli (18), Poklek i Vjetër
5.Sherife Sinan Muqolli (17), Poklek i Vjetër
6.Hafije Sinan Muqolli (10), Poklek i Vjetër
7.Feride Selman Muqolli (33), Poklek i Vjetër
8.Shehide Fadil Muqolli (13), Poklek i Vjetër
9.Naser Fadil Muqolli (12), Poklek i Vjetër
10.. Ylber Fadil Muqolli (10), Poklek i Vjetër
11.. Egzon Fadil Muqolli (4), Poklek i Vjetër
12.. Hyle Selman Muqolli (22), Poklek i Vjetër
13.. Florentina Qamil Muqolli (3), Poklek i Vjetër
14.. Lirie Qamil Muqolli (gjashtëmuajshe), Poklek i Vjetër
15.. Mehreme Muqolli (58), Poklek i Vjetër
16.. Bahrije Halil Muqolli (24), Poklek i Vjetër
17.. Naime Halil Muqolli (22), Poklek i Vjetër
18.. Hidajete Nebih Muqolli (33), Poklek i Vjetër
19.. Menduhie Liman Muqolli (11), Poklek i Vjetër
20.. Mirsad Liman Muqolli ( Poklek i Vjetër
21.. Mergim Liman Muqolli (5), Poklek i Vjetër
22.. Bahtije Halil Caraku (34), nga Dobrosheci
23.. Besart Ejup Caraku (13), nga Dobrosheci
24.. Hasan Ejup Caraku (12), nga Dobrosheci
25.. Kunata e Bahtije Halil Carakut- nuk i dihet emri (45),
26.. Miradije Rifat Muqolli (55), Poklek i Vjetër
27.. Zarife Rrahman Muqolli (23), Poklek i Vjetër
28.. Arife Rrahman Muqolli (20), Poklek i Vjetër
29.. Florije Salih Muqolli (23), Poklek i Vjetër
30.. Eronita Xhavit Muqolli (4), Poklek i Vjetër
31.. Fatos Xhavit Muqolli (1,5), Poklek i Vjetër
32.. Shemsije Muqolli (42), Poklek i Vjetër
33.. Vezire Ilmi Muqolli (20), Poklek i Vjetër
34.. Fatmire Ilmi Muqolli (17), Poklek i Vjetër
35.. Rexhep Ilmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër
36.. Agron Ilmi Muqolli (10), Poklek i Vjetër
37.. Albulena Ilmi Muqolli (5), Poklek i Vjetër
38.. Nexhmije Ramadan Muqolli (25), Poklek i Vjetër
39.. Hasime Ramadan Muqolli (37), Poklek i Vjetër
40.. Avdullah Fehmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër
41.. Shehrije Xhemail Muqolli (27), Poklek i Vjetër
42.. Vahide Mehdi Muqolli (4), Poklek i Vjetër
43.. Dy djem të Mehdiut, njëri 10 muj, Tjetri dy vjeçar,
Poklek i Vjetër
44.. Ymer Elshani (55), Poklek i Vjetër
45.. Nafije Elshani (50), Poklek i Vjetër
46.. Shukrije Elshani (37), dhe katër djemët e Ymer
Elshanit, prej 22 vjeç e më të rinjë
47.. Kimete Fadil Muqolli (20), Poklek i Vjetër
48.. Lindita Skender Hoxha (25), nga Korrotica e Epërme
(…)
Të zhdukur konsiderohen edhe tre persona
1.Halim Kluna (75),
2.Nëna e Ymer Elshanit (75),

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani