Telenews

Presidentja Osmani ftohet në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandën Veriore, do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit.

Pas ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për liderët botëror në Buckingham Palace.

“Më 6 maj, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani do të marrë pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, do të organizojë për liderët botërorë.

Të ngajshme

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj

Nagavci: I kemi ofruar nënshkrimet për Osmanin, ajo s’ka pranuar

Rrezarta Ramaj

Reagojnë nga Presidenca: Osmanit nuk iu ofruan nënshkrimet dhe as përkrahja e Vetëvendosjes

KushtrimGuraj