Telenews

PRESIDENTJA OSMANI NGA VETURA INKUADROHET ”LIVE” DHE NIS CIKLIN E VIZITAVE NË KOMUNA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një video-mesazhi ka treguar për qëllimin e vizitave nëpër komuna, e që po e nisë sot me Komunën e Gjilanit.
Ajo gjatë rrugës për në Gjilan nëpërmjet kësaj videoje thotë se është mese e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave e të falsin për sfidat që ballafaqohen ata.

Osmani tutje ka thënë se po e nisin sot me Gjilanin që udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë e pastaj do të vazhdojnë me përurimin e punimeve në një shkollë, në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta.

“Ka një kohë që i kemi planifikuar vizitat tona nëpër komuna të ndryshme. Tani është mese e domosdoshme që të ulemi me kryetarët e komunave që të flasim për sfidat që ballafaqohen ata dhe të shohim si mund t’i tejkalojmë ato bashkërisht. Kemi filluar me komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen dhe çfarë punë mund të bëjmë bashkërisht tash e tutje pastaj do të vazhdojmë me përurimin e punimeve në një shkollë në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta. Ky përurim do të bëhet me UNICEF-i. Pastaj do të vazhdojmë me vizita në disa OJQ po ashtu edhe në biznese. Pas bizneseve do të jemi mysafirë në një familje dëshmori ku do ta kryejmë iftarin së bashku. Do të jetë një ditë me takime të rëndësishme”, është shprehur Osmani.

Të ngajshme

27 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë

Valjeta Turkaj

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e zgjuar për sot dhe investimi i mirë për nesër në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj