Telenews

Presidentja Osmani përkujton masakrën në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku më 14 prill 1999 forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta civilë “u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt”.

Presidentja Osmani ka theksuar se drejtësia për ta, mbetet synim i vazhdueshëm.

“Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, ka deklaruar ajo.

 

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 16 Prill

Erzana Fazliu

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

KushtrimGuraj