Telenews

Presidentja Osmani përkujton Ukshin Hotin: Liria do të ketë kuptim, vetëm kur të zbardhet fati i tij

Presidntja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin, Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes.
Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
Osmani ka thënë se Hoti i qëndroi besnik idesë së Republikës, dhe sipas saj liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve të tjerë me dhunë të zbardhet.
“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Të ngajshme

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Yllka Gashi

72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

Yllka Gashi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Yllka Gashi