Telenews

PRESIDENTJA OSMANI: SHBA I DHURON KOSOVËS 32 MILIONË DOLLARË

32 milionë dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dhuruar sot për qytetarët e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas presidentes Osmani kjo shumë mjetesh, vie pas nënshkrimit të amandamentit të katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me SHBA-në.
”Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!
Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.
Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.
Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani

Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Donat Hashani