Telenews

Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen e radhës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e saj të 40-të.
E lindur dhe e rritur në qytetin e Mitrovicës, Vjosa Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Prishtinë si dhe në Shtetet e Bashkuara.
Ajo ka punuar si këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu. Osmani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Kuvendit nga shkurti i vitit 2020 deri në mars 2021, si dhe ka shërbyer si ushtruese detyre e presidentit në periudhën nga nëntori 2020 deri në mars 2021, pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi. Pas zgjedhjes së saj si presidente, Vjosa Osmani u bë gruaja e dytë që mban këtë pozitë, si dhe është personi i parë që ka shërbyer si ushtrues detyre dhe presidente e Kosovës.
Ajo është e martuar me Prindon Sadriun, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, me të cilin ka dy vajza binjake.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj