Telenews

Presidentja Osmani takohet me një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Hardvardit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Hardvardit.

“Gjatë qëndrimit në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Harvardit”, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani ka thënë se në takim me studentët shqiptarë është njoftuar me ambiciet dhe kontributin e tyre në këtë universitet.

“Mirënjohëse që dëgjova për rrugëtimet dhe shpresat e tyre. Vendosmëria dhe përkushtimi i tyre për të bërë ndikim pozitiv është vërtetë frymëzues”, ka shkruar presidentja Osmani.

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj

Nagavci: I kemi ofruar nënshkrimet për Osmanin, ajo s’ka pranuar

Rrezarta Ramaj

Reagojnë nga Presidenca: Osmanit nuk iu ofruan nënshkrimet dhe as përkrahja e Vetëvendosjes

KushtrimGuraj