Telenews

PRESIDENTJA OSMANI TAKOHET ME PRESIDENTIN E KATARIT

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas njoftimit, Osmani e ka falenderuar kryeministrin për mbështetjen që nga paslufta, si dhe ka potencuar nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatic.
“Presidentja falënderoi Kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve tona të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.
Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare. Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat akoma nuk jemi të përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani ka takuar Kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu është takuar me Kryeministrin e Shtetit të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.
Presidentja ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoj përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.
Presidentja falënderoi Kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve tona të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.
Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare. Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat akoma nuk jemi të përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Të ngajshme

Hoxha tregon se sa deputetë merr VV sipas të gjitha gjasave

Donat Hashani

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Donat Hashani

“Kurti munet me e thirrë në telefon edhe Listën Serbe – opozita e ka shansin”, Blerim Latifi për qeverinë e re

Donat Hashani