Telenews

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës

Presidentja, Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Ajo e ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, dhe ka folur për përkushtimin e Kosovës që ky bashkëpunim të intensifikohet.

“Presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar”, thuhet në komunikatën e presidencës.

“Tutje, Presidentja Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm”.

Në anën tjetër, i pari i Kuvendit islandez po ashtu e deklaroi përkushtimin e këtij shteti në thellimin e raporteve midis dy popujve dhe shteteve.

Të ngajshme

Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, për çka e falënderoj

Rrezarta Ramaj

Nis seanca plenare e Kuvendit

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Rrezarta Ramaj