Telenews

PRESIDENTJA OSMANI UROI BESIMTARËT KRISHTERË PËR PASHKËT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve krishter, duke thënë se Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi.
Osmani nëpërmjet një mesazhi urimi ka thënë se sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë.
“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi. Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët. Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit. Për shumë mote, gëzuar Pashkët”, thuhet në mesazhin e presidentës Osmani.

Të ngajshme

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj