Telenews

PRESIDENTJA OSMANI URON MACRONIN PËR FITOREN NË FRANCË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se Franca “është mbështetja kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”.
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidenti francez ka fituar mandatin e dytë, i cili, sipas të dhënave të para, thuhet se ka fituar 58.2 për qind të votave.
Kështu ka raportuar France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos, ku theksohet se Macron ka lënë pas rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.
Sipas France 24, kjo e fundit ka arritur të sigurojë 41.8 për qind të votave të balotazhit, në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë.

Presidenti i Francës,Emmanuel Macron

Megjithatë, Marine Le Pen ka shprehur mirënjohjen për njerëzit që e votuan.
Liderë të Bashkimit Evropian si presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e kanë uruar Macronin për fitoren.

Të ngajshme

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu

“Nuk heqim dorë nga Albulena Haxhiu”, “LDK ndoshta ka preferenca tjera për koalicione”, krejt çka tha Kurti sot

Erzana Fazliu

Trump thotë se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për armëpushim

Donat Hashani