Telenews

Presidentja Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo tha se Ramazani është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti që bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin”, shkroi Osmani.

Tutje, ajo shtoi: “Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, tha ajo.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj