Telenews

Presidentja Osmani uron presidentin e ri salvadorian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.

E para e vendit në një postim në X tha për presidentin e ri, se udhëheqja e tij të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian, përcjell Dukagjini.

E para e vendit gjithashtu tha se El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Urime President Nayib Bukele! Urimet më të mira në mandatin tuaj të ri si President i El Salvadorit. Udhëheqja juaj le të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian! Ju mund të mbështeteni në Republikën e Kosovës si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta!”, ka shkruar Osmani në rrjetin X.


source

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj