Telenews

Presidentja reagon ndaj deklaratës tronditëse të Bedri Elezit, kërkon masa urgjente ndaj tij

 

 

Zyra e Presidentes së Kosovës i ka quajtur “shpifje të rënda” deklarimet tronditëse të analistit të çështjeve të sigurisë, Bedri Elezit, i cili ka përhapur aludime për spiunazh kundër presidentes Vjosa Osmani.

Në një reagim për media, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë se presidentja menjëherë do të përgatisë padi për shpifje ndaj Elezit.

Presidenca, tutje ka theksuar se deklarime të tilla e cenojnë sigurinë kombëtare.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Kupina.

“Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, ka vazhduar këshilltari i presidentes.

Presidentja u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që urgjentisht të nisin hetime për “aktivitetin e vazhdueshëm të Elezit në dëm të sigurisë kombëtare”.

Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Një deklaratë tronditëse e Bedri Elezit, analistit të sigurisë, i ka implikuar tre zyrtarë të lartë shtetëror në veprime të dyshimta për spiunazh.

Elezi, në një shkrim në Facebook të premten, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

Deklarata e Elezit vjen pas arrestimit të dy shqiptarëve të Kosovës në Ferizaj të mërkurën, nën dyshimin se i kishin shërbyer Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA).

Për shefen e shtetit, Elezi ka thënë se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

Ndërsa, ai ka thënë se edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur takime me Daniela Vujiçiq, një zyrtare të dyshuar të BIA-s. Ka thënë se takimet janë realizuar në Shkup.

Lexo shkrimin e plotë:

Bedri Elezi: Presidentja Osmani dyshohet se negocioi largimin e agjentëve të BIA-s

Të ngajshme

Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë, por ende i papijshëm

KushtrimGuraj

Vdes Maxhun Alimehaj, i mbijetuari i pushkatimit nga forcat serbe

KushtrimGuraj

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës – ja çka i tha

KushtrimGuraj