Telenews

Presidentja Vjosa Osmani, mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

presidentja-vjosa-osmani,-mandaton-glauk-konjufcen-per-kryeminister

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media ka thënë se opozita ia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë emër për mandatar.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me kompetencat e mia si presidente e vendit, sapo ishin certifikuar zgjedhjet kam filluar seancën e parë. Për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit, jam angazhuar me partitë politike për të gjetur rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Fatkeqësisht, ky proces zgjati shumë, duke i humbur Kosovës gati një vit të tërë.

Pas konstituimit të Kuvendit, menjëherë të nesërmen kam mandatuar të propozuarin e parë, ashtu siç e do Kushtetuta. Kam ftuar partitë politike në lidhje me mandatarin tjetër. Në atë takim, ashtu si në takimet e sotme, më është bërë e qartë se ata nuk do të sjellin emër tjetër për mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative që ta emëroj mandatarin e dytë. Nuk kemi propozim tjetër përveç nga partia e parë për ta mandatuar zotrin Konjufcën, në përputhje me kushtetutën kam mandatuar kandidat tjetër për kryeministër Glauk Konjufcën. Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj

Komisioni Evropian e godet ashpër Serbinë me raportin e fundit

Donat Hashani