Telenews

Pretendentja për kryeministre britanike, Truss: Do të përkushtohem që të dështojë Putini

Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha sot se do të jetë shoqja më e mirë e Ukrainës nëse bëhet kryeministre e re.

Ajo tha se do të telefononte menjëherë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raportoi reuters.

Truss tha se do të punonte me aleatët për të dërguar më shumë armë dhe ndihmë humanitare në Ukrainë.

“Si kryeministre, do të jem mikja më e madhe e Ukrainës, duke ndjekur shembullin e Boris Johnsonit, dhe do të përkushtohem plotësisht që (presidenti rus Vadimir) Putin të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike, si dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo.

Theksojmë se Truss dhe Rishi Sunak është në garë për kreun e partisë konservatore dhe të postit të kryeministrit britanik.

Ndryshe, Boris Johnson po e kryen detyrën e kryeministrit teknik të Britanisë së Madhe pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeveri.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi