Princesha britanike Kate, është deklaruar së fundi mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo u shpreh se kanceri i saj është tani në gjendje stabilizimi.
”Është një lehtësim që tani jam në remisjon dhe vazhdoj të përqendrohem në shërim”, tha Princesha e Uellsit në një postim në rrjetet sociale.
”Siç do ta dinte kushdo që ka përjetuar një diagnozë kanceri, merr kohë për t’u përshtatur me një normalitet të ri. Megjithatë, jam e emocionuar për vitin që vjen. Ka shumë për të pritur. Falënderoj të gjithë për mbështetje e vazhdueshme”.
Ky postim pason udhëtimin e princeshës në spitalin Royal Marsden të martën, një nga institucionet ku ajo ka marrë trajtim pas diagnozës së saj.