Telenews

Princi William dhe Kate pritet të vendosen në shtëpinë e re, ky është kopshti i ëndrrave të tyre

princi-william-dhe-kate-pritet-te-vendosen-ne-shtepine-e-re,-ky-eshte-kopshti-i-endrrave-te-tyre

Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, pritet të zhvendosen së shpejti në shtëpinë e banuar aktualisht nga Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla.

Gjatë viteve, ne kemi parë shumë foto të bukura nga Highgrove House, shtëpia e mbretit Charles dhe Camilla. Shtëpia mahnitëse ndodhet në Gloucestershire dhe është ndërtuar nga monarku në vitin 1980 dhe Princi William pritet të trashëgojë pronën që i përkiste babait të tij.

Rezidenca me nëntë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo është e rrethuar nga 900 hektarë tokë organike, duke përfshirë një fermë që mbreti Charles themeloi kur rinovoi për herë të parë pronën.

Kopshtet, një vend i preferuar i ish Princit të Uellsit, kanë qenë të hapura për publikun për më shumë se 25 vjet, por vetëm në data të caktuara gjatë verës. Të gjitha paratë e mbledhura shkojnë për bamirësi.

Të ngajshme

Elvana “lajmërohet” nga fundi i detit

Rrezarta Ramaj

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Beyonce paditet nën pretendimin e shkeljes së të drejtave autoriale

KushtrimGuraj