Telenews

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror Fostering the Future Together (FFT), i organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, më 24 dhe 25 mars në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion ofron mundësi për nxënësit dhe fëmijët e vendit që të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që nxisin kreativitetin dhe sigurinë online.

Nga Presidenca thuhet se iniciativa e Kosovës vjen me nismën e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, duke e bërë vendin një nga shtetet e para në botë që iu bashkua kësaj nisme globale, duke konfirmuar përkushtimin për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në epokën digjitale.

https://www.facebook.com/share/1bkGVynyD9/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

Rama: Kurti i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtetin, e jo pushtetin për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj

Shpërthen zjarri në mes të natës në Lipjan – digjet një shtëpi, një tjetër dëmtohet

Valjeta Turkaj

Sot mblidhet KQZ, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Valjeta Turkaj