Telenews

Basketboll / Prishtina e demolon Trepçën ‘midis’ Mitrovicës!!

Sigal Prishtina e ka arritur edhe një fitore të thellë në elitën e basketbollit kosovar brenda një jave, vetëm se kësaj radhe si mysafire.

Ekipi kryeqytetas sonte triumfoi në ”Minatori” të Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 53-88.

Edhe pse u cilësua si derbi i xhiros në letër, kjo nuk ndodhi ngase prishtinasit e dominuan tërë takimin duke i fituar pothujase të gjitha periodat e ndeshjes (9-21, 16-25, 11-29), gjersa ajo e fundit i takoi ekipit vendas (17-13), por që ishte vetëm revyale, pasiqë Prishtina veçse e kishte siguruar fitoren.

Basketbollistët më të dalluar te Prishtina në këtë super-fitore, sonte ishin: Derrick Wilson, Dardan Berisha e Brooks Debisschop me nga 15 pikë secili, si dhe Dustin Thomas që shtoi edhe 11 të tjera.

Te Trepça, Drilon Hajrizi me 19 pikë e transferi i ri Will Daniels që debutoi me 10 pikë.

Pas 18 xhirove, Prishtina ka 13 fitore e 5 humbje, ndërsa Trepça ka 9 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Bashkimin e Trepça i shkon Pejës.

 

Të ngajshme

Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Turqisë

Valjeta Turkaj

Ndeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Shtatë përfitimet shëndetësore nga mjalti me qumësht

Valjeta Turkaj