Telenews

‘Prishtina e përjetimeve’ – Rruga që do të shpëtonte kryeqytetin, me gropa, lloç e bërllok

‘prishtina-e-perjetimeve’-–-rruga-qe-do-te-shpetonte-kryeqytetin,-me-gropa,-lloc-e-berllok

Përveç mbeturinave të shumta e erës së keqe që përballen çdo ditë banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë është edhe mos-zgjerimi i rrjetit të kanalizimit  dhe ujësjellësit në këtë zonë.

Punimet tash e një vit duket se po shkojnë zvarrë.

Para oborrit të shumë shtëpive, pusetat kanë mbetuar ashtu siç i nisën, vetëm rrethojat, pa funksionalizim të tyre.

Kjo po del të jetë tejet shqetësuese për banorin e kësaj shtëpie, Visar Rrecajn.

Në një intervistë për Kiks Kosovën, ai ka thënë që projekti i nisur tash e sa vite ka mbetur kështu, derisa fajin nuk ia lë vetëm Komunës.

Rrecaj mes tjerash ka thënë që një kanalizim i ri që ka filluar të ndërtohet, është projektuar mbi nivelin e kanalizimit të vjetër.

Rrecaj ka thënë që ish-drejori i Urbanizmit në Prishtinë atë kohë, Krenar Xhaferi i kishte dhënë urdhër operatorit ekonomik në prani të banorëve që të përfundoi projektin, mirëpo pa sukses.

Rrecaj, i cili shtëpinë e ka 2 metra larg kësaj katrahure, ka thënë që në këtë mes është tejet problematike edhe kalimi me veturat e tyre, Kjo si pasojë e rrugës së pa shtruar dhe baltës së madhe që shkaktohet nga të reshurat atmosferike.

Kërkesa e tij e vetme është që të përfundohet ky projekt pasi që sipas tij, është turp të lihet në këtë gjendje kur nuk janë as dy kilometra në vi ajrore deri te sheshi “Bill Clinton” në Dardani.

Të ngajshme

Dëshirat e fundit! Publikohet testamenti i plotë shpirtëror i Papa Françeskut

KushtrimGuraj

Ismaili në takimet pranverore të FMN-së e Bankës Botërore në Washington

KushtrimGuraj

Gashi: Vetëvendosje në një farë forme e ka bllokuar procesin, opozita se ka guximin e mjaftueshëm

KushtrimGuraj