Telenews

Prishtina e shkarkon trajnerin

Klubi i basketbollit Prishtina ka mbetur zyrtarisht pa trajner pasi nga skuadra është larguar Zydrunas Urbonas.

Klubi bardh e kaltër ka njoftuar se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të ndërsjellë.

“KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se deri në një vendim të ardhshëm, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani.

Prishtina në Superligë ka pesë fitore e katër humbje.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj