Telenews

PRISHTINA FINALISTJA E PARË E SUPERLIGËS SË FEMRAVE NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Prishtina është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave, ku e pret fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi.
Skuadra prishtinase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Trepçën, kësaj radhe me shifrat 66:77 (13:20, 22:23, 5:24, 26:10).
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 10:10, e më pas prishtinaset ishin më të mira, duke fituar çerekun e parë me rezultat 13:20. Periudha e dytë e ndeshjes ishte më e barabartë, ku edhe pse prishtinaset krijuan epërsi prej 12 pikësh, 25:37, mitrovicaset arritën të ngushtojnë shifrat në 35:43.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku kryeqytetaset ishin bindshëm më të mira, në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar këtë pjesë 5:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 40:67. Në dhjetë minutat e fundit, përkundër se vendaset ishin më të mira, nuk arritën përmbysjen e madhe, dhe Prishtina fitoi 66:77, duke u kualifikuar në finale.
Te Trepça u dalluan Tasharra Jeffries me 48 pikë e nëntë kërcime dhe Kelly Santos me 13 pikë e 17 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Stasha Carey me 16 pikë e 15 kërcime, Sarah Mgbeike me 13 pikë e tetë kërcime, Arbnore Përquku me 13 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Diellza Dekaj me 13 pikë e nëntë kërcime.

Të ngajshme

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Valjeta Turkaj

Leo Messi arrin 60 asistime me Argjentinën, më së shumti në nivel të kombëtareve

Valjeta Turkaj

“Kosova është gati për ëndrrën e madhe”, flet Kreshnik Hajrizi, lojtari që la në hije yjet e Suedisë

KushtrimGuraj