Telenews

Prishtina me serra “smart”, Rafuna jep lajmin e mirë për fermerët

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka njoftuar një hap të rëndësishëm që është ndërmarrë prej sot.

Rafuna thotë se, për herë të parë në nivel vendi, kryeqyteti po hap thirrjen për serra të mençura, prej 500 metrash katrorë, transmeton IndeksOnline.

“Serrat do të pajisen me sistem automatik smart për hapjen dhe mbylljen, duke krijuar kushte më moderne, më efikase dhe më të kontrolluara për prodhim”, thotë Rafuna.

Sipas saj, kjo përfaqëson teknologjinë moderne, prodhimin më të mirë dhe mbështetjen më konkrete për fermerin.

“Prishtina po e sjell bujqësinë e së ardhmes”, shkroi ajo.

Të ngajshme

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

Lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit, Dogana me njoftim

Yllka Gashi

Studimi: Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu shkakton ngrohje të paprecedentë të deteve

Yllka Gashi