Telenews

Prishtina me tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryeqyteti Prishtinë ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilat do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars 2026.

Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit më poshtë:
Me datë 05.03.2026
08:00 – Orë ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjërata do të mbahet nga:

  • Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama,
  • Udhëheqësi i Sektorit për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së Sylë Vitia,
  • Kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi.

10:00 – Seancë përkujtimore në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Me datë 06.03.2026

  • 10:00 – Nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani.
  • 10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
  • 13:00 – Homazhe në Prekaz, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Me datë 07.03.2026

  • 18:00 – Ndezja e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.

Ju ftojmë t’i ndiqni ngjarjet.

Të ngajshme

Funerali shtetëror për Khamenein shtyhet

Valjeta Turkaj

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Valjeta Turkaj

Kurti për emrin e presidentit/es: Edhe unë jam kureshtar si ju

Valjeta Turkaj