Telenews

Prishtina nikoqire e Lojërave Mesdhetare – Rama zotohet për investime, e falënderon Shqipërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar më shumë investime në sport, pasi Kryeqyteti është shpallur mikpritës i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në konferencën për medie pas kthimit nga Greqia, Rama ka deklaruar se sportet e plazhit të zhvillohen në Shqipëri, konkretisht Durrës.

“Këto lojëra do ta përforcojnë e do na ngrit më lartë në skenën botërore. Ne do të na mirëpresim këto lojëra dhe ‘Prishtina 2030’ dhe dua ta falënderoj Shqipërinë për partneritet”.

“Ky eveniment do të na hap një derë të madhe i gjithë sportit kosovar, duke i mundësuar të gjitha federatave me qenë nikoqire e ngjarjeve në disiplinat e saj përkatëse. Këto lojëra do na përforcojnë pozicionin si të barabartë midis kombeve, duke na ngritur më lartë në skenën botërore”.

“Vizioni ynë në Kosovë përputhet me foksuin ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiçiencën dhe burimin dhe në mënyrë të shpejtë do të shtojmë edhe objekte të reja. Do të ndërtojmë ambiente të reja sportive, do ta ndërtojmë stadiumin olimpik me gjithë qendrën sportive që ta krijojmë një trashëgimi sportive”, tha Rama.

 

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj