Telenews

“Prishtina Parking” zgjat orarin e punës në dy zona të kryeqytetit

Ndërmarrja “Prishtina Parking” e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, së shpejti pritet të fillojë me zgjatjen e orarit të punës së parkingjeve në zonën një dhe dy.

Ndërsa nga Komuna e Prishtinës thonë së me rregulloren e re, do t’u japin përparësi banorëve rezidentë që parkingjet të shfrytëzohen nga ata e jo edhe nga të tjerët.

“Prishtina Parking”, e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta zgjasë orarin në zonën 1 dhe zonën 2, për shkak se në këto dy zona ka më shumë frekuentim të veturave. Liridon Restelica, kryeshef ekzekutiv në “Prishtina Parking”, tha se po presin miratim nga Komuna e Prishtinës, që krahas zgjatjes së orarit për këto dy zona, t’u japin përparësi më shumë banorëve rezidentë.

“Ne kemi bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës që të jetë menaxhimi i parkingjeve deri ne orën 23:00 ne zonën 2 ndërsa deri ne orën 24:00, në zonën 1. Ndërsa Kuvendi Komunal do ta përcaktojë periudhën kohore se kur parkingu duhet të shfrytëzohet vetëm nga banorët rezidentë. S’besoj që do të kemi telashe por përparësi do t’u japim banorëve rezidentë”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, tha për Radio Kosovën se kanë pasur kërkesa dhe ankesa nga qytetarët rezidentë për sa u përket parkingjeve në kryeqytet, dhe se janë duke punuar në rregulloren e re që të gjendet zgjidhje edhe për banorët rezidentë.

“Qëllimi është që parkingjet rezidente të jenë vetëm në shfrytëzim të banorëve rezidentë, me pas shenjëzim, sinjalistikë, laure dhe kamera dhe të ketë menaxhim nga “Prishtina Parking”, por jo me orar të caktuar dhe me mundësi të shfrytëzimit nga veturat e tjera”, shtoi Musliu.

Sistemi i “Prishtina Parking” aktualisht është vendosur në tri zona më të frekuentuara të kryeqytetit, në hyrjet e të cilave është vendosur një tabelë që informon rreth sistemit të pagesës. Sistemi i pagesës vlen nga e hëna në orën 7 të mëngjesit, deri të premten në ora 19.00, ndërsa për një orë parkimi të automjetit në zonën 1 kushton 1 euro, ndërsa në zonën 2, 0.50 centë.

Të ngajshme

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

Kryesindikalisti i VALA-s i reagon ashpër Abdixhikut të LDK-së, thotë se fala u fuqizua në dy vitet e fundit shumë

Donat Hashani

Ish-deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje ka braktisur qëllimet e saj fillestare

Erzana Fazliu