Telenews

Prishtina rikthehet te fitoret pas 6 ndeshjeve

Prishtina ka fituar me rikthim ndaj Drenicës me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Afrim Tovërlanit ka shijuar fitoren pas gjashtë ndeshjeve, duke mposhtur Drenicën në xhiron e fundit të edicionit vjeshtor.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm mysafirët arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të me anë të Ronaldo Chacon, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, Prishtina u lëshua furishëm në kërkim të rikthimit dhe pas shumë rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola të cilat ia sjellën tri pikët e para nën drejtimin e Tovërlanit.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Ramiz Bytyqit, i cili shënoi për barazimin 1-1, teksa Mario Ilievski në minutën e 78-të shënoi golin e fitores së madhe 2-1.

Pas kësaj fitore, kryeqytetasit ngjiten në pozitën e dytë me 30 pikë apo dy më pak se Ballkani lider, ndërsa Drenica zë vendin e tetë me 20 pikë.

Prishtina ka edhe një ndeshje më pak të luajtur ndaj Dritës, të cilën pritet ta zhvilloj në mesjavë.

Të ngajshme

Ferizaj fiton ndaj Llapit në minutat shtesë

Donat Hashani

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Donat Hashani

“Më fyen djersën dhe gjakun tim”, reagimi i fortë i Drilon Hajrizit ndaj FBK-së

Donat Hashani