Telenews

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të huaja në një pikë kontrolli në Prishtinë, ku ka arrestuar dy persona – një kosovar dhe një shtetas të huaj – nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit rutinor, shtetasi i huaj ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia.

Ai ka rezistuar në mënyrë agresive dhe ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë arrestimit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2,270.6 gramë kokainë13,550 euro para të gatshme, si dhe një telefon mobil.

Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe banesa e shtetasit kosovar, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Të ngajshme

Të shtëna me armë pranë Parlamentit të Serbisë, plagoset një person dhe digjet një tendë

Valjeta Turkaj

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Krimi i rëndë në Durrës për një kafe, shpallet në kërkim njëri nga të dyshuarit

Valjeta Turkaj