Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.
Një rast i tillë është zbuluar edhe sonte në rrugën “Syleman Vokshi“ në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte në një pikë kontrolli, ku ka ndalur një vajzë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të të dyshuarës, e moshës 20-vjeçare, zyrtarët policorë ia kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Për shkak të posedimit të drogës, ajo është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën për të cilën ngarkohet.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.
/Telenews.al/

