Telenews

Prishtinës i zbutet dënimi për incidentet me ndeshjen ndaj Ballkanit

Klubit të Prishtinës i është zbutur dënimi, nga dy ndeshje pa tifozë, në një lojë pa tifozë.

Kjo do të thotë se kryeqytetasit ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me prani të shikuesve, derisa masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 euro mbetet në fuqi.

Kështu ka vendosur Komisioni për Ankesa, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika  C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “ Prishtina” , merret masë lehtësuese zhvillimin e  vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “ Prishtina “  ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “ Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesëve. Masa tjetër e denimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi”, thuhet në  njoftim.

Ndryshe, Prishtina pas incidentit që kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Ballkanit, ishte dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve dhe 1200 euro gjobë.

Të ngajshme

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll –

KushtrimGuraj

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc –

KushtrimGuraj