Telenews

Pritje të gjata në Merdarë për të dalë nga Kosova, kolona deri në 2300 metra

Mërgimtarët, të cilët morën rrugë për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e Evropës ku ata veprojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova.

Nga përditësimi i ri, bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Merdarë , rreth 2 orë e gjysmë pritje, me kolonë deri në 2300 metra.

Po ashtu pritje ka edhe te Dheu i Bardhë që shkojnë deri në 1 orë e gjysmë, me kolona deri në 500 metra.

Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.

Të ngajshme

Leo dërgon dy banorë në nominim kokë më kokë

Erzana Fazliu

Emrat e finalistëve, përballje sy me sy mes banorëve në Prime!

Donat Hashani

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Erzana Fazliu