Telenews

Pritje të gjata në pikat kufitare, në Merdare rreth 3 orë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë po përballen me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Merdarja mërgimtarët po presin deri në 3 orë e gjysmë, e po aq thuajse edhe për të hyrë, raporton Express.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të hyrë pritjet janë deri në 1 orë, e për të dalë deri në 1 orë e gjysmë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Krasniqi: Nëse qytetarët nuk e kuptojnë sot rrezikun nga VV, do ta kuptojnë nesër

KushtrimGuraj

Prokuroria kërkon paraburgim për pjesëtarin e Njësisë Speciale – dyshohet për katër vepra penale

Donat Hashani