Telenews

PRIZREN: FËMIJA DY VJEÇAR BIE NGA KATI I DYTË I RESTORANTIT – DËRGOHET ME URGJENCË NË QKUK

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve që ka pësuar mbrëmë nga rënia prej dritares së një restoranti në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai tha se gjendja e viktimës ka qenë e rënduar, por se tani sipas mjekëve është stabilizuar.
Gashi po ashtu bëri të ditur se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50. Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha ai.

Të ngajshme

Sukubinë: Kushërinjtë thonë se Kurti s’tradhton (VIDEO)

Donat Hashani

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

Donat Hashani

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

Donat Hashani