Telenews

Producenti Ilir Geci “dridh” Stambollin me eventin “The Best Of Europe Awards 2024”

 

 

Nën organizimin e “Gecjan Fashion Group”, me producent Ilir Gecin dhe producenten e famshme turke, Tugce Sarykaia Dagistan, u realizua eventi më i madh gala i ndarjes së çmimeve në Evropë “The Best of Europe Awards 2024”.

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar producenti Geci, përmasat e këtij eventi ishin gjigante.

Në këtë gala-mbrëmje të nivelit ndërkombëtar, u shpërblyen më të suksesshmit në kategori të ndryshme të nominimeve.

Elita e biznesmenëve dhe personaliteteve të suksesshme në fushën e modës, bukurisë, muzikës, mediave etj, pronarë të bankave, spitaleve dhe hoteleve më të suksesshme nga më shumë se 40 shtete të botës ishin prezante, në mbrëmjen gala që u mbajt në hotelin mbretëror, “Ciragan Palace” në Stamboll.

Në mesin e atyre që u shpërblyen si më të mirët në nivel ndërkombëtar ishin dhe 4 kompani që për pronarë kanë shqiptarë:

Spitali “American Brain” me pronar Akad. Prof. Dr. Arian Idrizaj, u vlerësua nga juria përzgjedhëse e spektaklit, si më i miri në nivel ndërkombëtar duke rrëmbyer çmimin “The Best International Hospital for Drug Addiction and Alcoholism 2024”.

Një çmim tjetër ishte “The Best International Energy Drink 2024” i cili çmim, si pija energjike më e mirë, iu nda B52, një kompani nga Shqipëria me pronar po ashtu shqiptar.

“The Best International Make-Up Artist 2024” u fitua nga STUDIO NAIMJA me pronare Naime Jakupi, puna e së cilës u vlerësua jashtëzakonisht lart nga juria përzgjedhëse e çmimeve. Ajo doli në skenë e shoqëruar dhe nga dy modelet e “Gecjan Fashion Group-GfG Models”: Dea Grosha (Miss Shqiptarja në Botë dhe Aizi Maraimova (Miss Europa 2022).

Një nga 4 çmimet që u fituan nga përfaqësuesit e kompanive shqiptare ishte dhe ai i “The Best International Men’s Hair Artist 2024” i cili u mor nga kompania “FLO BARBER” në Zvicër me pronar shqiptarin nga Kosova, Florent Morina.

Pjesë e kësaj ngjarje madhështore ishin dhe modelet e “Gecjan Fashion Group”, Daniela Shima dhe Samira Sylejmani, të cilat sfiluan krahas modeleve të famshme botërore, ku vlen të theksohet fakti që në mesin e të gjitha vajzave modele, Daniela Shima u përzgjodh si imazh i hair-artistit më të mirë në botë, që të prezantojë punën e tij para publikut të shumtë në sallë.

Në fund, për mediat e shumta botërore që ishin prezent, producenti Ilir Geci dhe Tugce Sarykaia, në një intervistë të përbashkët u shprehen shumë të kënaqur me organizimin në tërësi dhe që ky event u vlerësua lart nga të gjithë të pranishmit në darkën gala.

“The Best Of Europe Awards 2024”

    

 

Të ngajshme

Kida po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas fejesës

Erzana Fazliu

Shpërthen rrjeti në përkrahje të Gilit dhe Redonit

Erzana Fazliu

Ndoshta nuk e dinit, por ky është emri i vërtet i Gjestit

Erzana Fazliu