Telenews

Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – kaq banorë do të shkojnë në finale

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka njoftuar një ndryshim të papritur në numrin e finalistëve për këtë edicion. Ndryshe nga pritshmëritë e mëparshme për pesë finalistë, tani është konfirmuar se vetëm katër banorë do të shkojnë në finale.

Ky vendim u bë i ditur përmes një zarfi të lexuar nga aktori Laert Vasili, ku banorëve iu kërkua të zgjedhin katër persona që, sipas tyre, meritojnë të jenë në finale. Kjo lëvizje ka surprizuar si banorët ashtu edhe publikun, duke ndryshuar dinamikat e pritshme të lojës.

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” është planifikuar të mbahet më 19 prill.

Ky ndryshim pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë dhe aleancat mes banorëve në ditët e mbetura deri në përfundimin e spektaklit.

Të ngajshme

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

KushtrimGuraj

Publikohen pamjet ku Laerti me sjellje agresive ndaj Gertës, ia merr pjatën me zor dhe ia hedh ushqimin në tokë

KushtrimGuraj

Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

KushtrimGuraj