Telenews

Profesori amerikan: SHBA do të shtyjë për një qeveri të bashkuar dhe që ka vullnet ta krijojë Asociacionin

profesori-amerikan:-shba-do-te-shtyje-per-nje-qeveri-te-bashkuar-dhe-qe-ka-vullnet-ta-krijoje-asociacionin

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje.

Kanin mendon se amerikanët do të shtyjnë për një qeveri që do të jetë e bashkuar.

“Unë mendoj se amerikanët do të shtyjnë për një qeveri që do të jetë e bashkuar – nëse nga asgjë tjetër – nga vullneti për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kjo është ajo që ne amerikanët do të duam. Por, mendoj se është shumë herët të dihet se kush do të jetë kryeministër, sepse nuk e di se çfarë bisedash janë duke u zhvilluar mes partive të ndryshme, nëse janë duke u zhvilluar”, ka theksuar ai.

Ai tutje thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

“Gjëja e parë do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Se a do të jetë Qeveria e re e gatshme ta formojë atë, duke pasur parasysh këmbënguljen amerikane dhe evropiane, mbetet të shihet. Por, këtë e komplikon fakti se edhe Qeveria serbe është në telashe. A do të mbijetojë [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq? A do ta dëbojnë protestat aktuale? Pra, varet edhe nga ajo se kush do të jetë në Qeverinë e Serbisë, ose cili do të jetë qëndrimi i Vuçiqit ndaj Qeverisë së re të Kosovës, apo i njerëzve që do ta zëvendësojnë atë…“.

“Pra, ka shumë pasiguri. Natyrisht, Qeveria e re e Kosovës do të duhet t’i vendosë edhe prioritetet e saj të brendshme për sa i përket ekonomisë, arsimit, shëndetësisë… pastaj vijnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështjen e statusit – jashtë Serbisë, sepse janë pesë vende të BE-së që nuk e njohin ende Kosovën”.

“Ne e dimë se qeveritë e Kosovës, edhe para Kurtit, nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë njohje nga asnjëri prej këtyre pesë vendeve të BE-së”.

/GazetaSinjali/

The post Profesori amerikan: SHBA do të shtyjë për një qeveri të bashkuar dhe që ka vullnet ta krijojë Asociacionin appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Xhelili: PDK-ja në vjeshtën e këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë forca e parë politike, duke e udhëhequr sërish Komunën e Gjilanit

Erzana Fazliu

Gruda i PDK-së thotë se PDK-ja me Bedri Hamzën duhet të qeverisin me Kosovën

Donat Hashani

Pas arrestimit të Erion Veliaj, emërohet kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

Donat Hashani