Telenews

Projektligji për kriptoasetet dërgohet në Kuvend

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të enjten ka miratuar projektligjin për kriptoasetet.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky projektligj tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’u dërguar në Kuvend.

Kusari-Lila tha se nëpërmjet këtij projektligji do të nxitet inovacioni dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë.

“Më në fund është finalizuar nisma e gjashtë deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit, i cili për herë të parë bën rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kriptoasetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet, por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka thënë se javën e ardhshme do të vazhdojnë me raportin e Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP).

Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyrë për mbledhjen e radhës. /EO

source

Të ngajshme

Zhvillimet e fundit politike në vend bëjnë që Marta Kos ta shtyjë vizitën në Kosovë

Valjeta Turkaj

SHBA paralajmëron Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin

Valjeta Turkaj

Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

Valjeta Turkaj