Telenews

Prokurori: Nuk e gjykojmë UÇK-në, vetëm katër të akuzuarit

Ndonëse në aktakuzën kanë frazimin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, prokurori special në Gjykatën Speciale thotë se procesi i nisur gjyqësor nuk e procedon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si tërësi por vetëm katër ish-Krerët të saj: Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin.

“Nuk procedojmë UÇK-në, dhe nuk i akuzojmë të gjithë anëtarët e saj, nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shumica e anëtarëve të UÇK-se nuk kishin të bënin fare me këto. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me ato që kanë bërë këta katër”, ka thënë Aleks Uaiting, Ushtruesi i Detyrës i Prokurorit të Specializuar.

“Së pari po bëj përmbledhje të provave të pushtetit që ata ushtronin në 1998-1999, pastaj përvijojmë qëllimin e përbashkët kriminal, pastaj praktikën e krimeve sipas qëllimit të përbashkët kriminal. Në përfundim bëjmë përmbledhjen duke u fokusuar te të katër të akuzuarit”, ka thënë ai.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë të luftës. Për këtë jemi këtu sot. Në kohë lufte rreziku dhe intensitetet i konfliktit mund të beje që përdorimi i mjeteve të paligjshme. Për këtë arsye kemi ligjet e luftës, për të frenuar instinktet më të këqija që dalin në sipërfaqe në kohë lufte”, vazhdoi ai.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj