Telenews

Prokuroria deklarohet lidhur me dy vrasjet që tronditën mbrëmë vendin – si ndodhën

 

 

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për Express lidhur me dy vrasjet që ndodhën mbrëmë në kryeqytet. Për rastin ku e vrarë mbeti gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacolli, Prokuroria thotë se po angazhohen në ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit, duke mos treguar nëse është identifikuar i dyshuari. Ndërsa për rastin ku dyshohet se dhëndri vrau vjehrrin, Prokuroria ka treguar se vrasja dyshohet se është kryer me thikë dhe se i dyshuari është identifikuar por se ndodhet në arrati.

Kosova është tronditur nga dy vrasje, që kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dalip Alshiq” në Prishtinë, rreth orës 20:26, ku është vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur  i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 –20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Gazeta Express ka pyetur Prokurorinë Themelore të Prishtinës nëse është identifikuar i dyshuari, por nga ky institucion s’janë përgjigjur në këtë pyetje.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë vetëm se Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ulaj ka thënë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për “grabitje me pasoja vdekjeje”.

“Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në Rr. “Dalip Alshiqi” Prishtinë, ju njoftojmë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ulaj.

Vrasja tjetër ka ndodhur rreth një orë më vonë, në rrugën “Ali Vitia”, ku dhëndrri dyshohet se ka vrarë me thikë babain e gruas së tij.

“VRASJE – Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

Lidhur me këtë rast, Ulaj ka sqaruar se i dyshuari është identifikuar, por se ende ndodhet në arrati.

“Ndërsa, për rastin i cili ka ndodhur në Rr. “Ali Vitia” Prishtinë, dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë. Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar “Vrasje”.Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në përgjigjen e saj./Telenews/

Të ngajshme

Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padurim periudhën e ardhshme

KushtrimGuraj

Albin Kurti përpara një testi historik!

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

KushtrimGuraj